Rreth Nesh

Siguri, Cilësi, Komoditet – Zgjidh Hazaar!

Historiku ynë

Hazaar u themelua me një vizion të qartë dhe me qëllimin për të ofruar zgjidhje inovative dhe të cilësisë së parë në fushën e pasurive të paluajtshme. Historia e kompanisë fillon me themelimin e saj nga një grup të apasionuarish dhe ekspertësh në fushën e ndërtimit, investimeve dhe menaxhimit të pasurive. Përkushtimi i tyre për të krijuar një sipërmarrje që do të ofronte vlera të shtuara për klientët dhe investitorët, ka qenë forca më e madhe pas suksesit të kompanisë.

Hazaar ka sjellë risi në tregun e pasurive të paluajtshme, duke u fokusuar në zhvillimin e pronave rezidenciale dhe komerciale me standarde të larta të ndërtimit dhe dizajnit. Me kalimin e kohës, kompania ka zgjeruar portofolin e saj duke përfshirë projekte të tjera si menaxhimi i pronave, investimet në pasuri të paluajtshme dhe zhvillimi i projekteve të energjisë së rinovueshme. Ky diversifikim i ka lejuar Hazaar të përshtatet me zhvillimet në treg dhe të shfrytëzojë mundësitë e reja në industrinë e pasurive të paluajtshme.

178

Prona të Shitura

250

Klientë të Lumtur

16

Vite Eksperiencë

12

Çmime të Fituara

Vlerat tona

Cilësia

Në Hazaar, cilësia është kryefjalë. Ne e kemi bërë misionin tonë të ofrojmë shërbimet më të mira, sepse siguria që ofrojmë na dallon. Cilësia për ne nuk është vetëm një fjalë, por një angazhim i pandërprerë ndaj klientëve tanë.

Gatishmëria

Ne besojmë se përgjegjshmëria është çelësi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë, partnerët, dhe komunitetet ku operojmë. Në Hazaar, nuk e shohim përgjegjësinë vetëm si një detyrim ligjor, por si një vlerë thelbësore.

Risitë

Inovacioni është në qendër të misionit tonë dhe e shohim si faktorin kyç të suksesit. Për ne, risitë nuk janë thjesht fjalë, por një mënyrë jetese dhe përpjekje që na drejtojnë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit të vazhdueshëm.

Ekipi ynë

Bashkëpunim, Profesionalitet dhe Arritje të shkëlqyera!

Linda Spahiu

Funder

Ardit Rexhepi

Funder

Ledia Prifti

Funder

Klaudio Hasani

Funder

Dëshmitë

Klientët tanë janë pasuria më e çmuar.

Compare listings

Compare