Disa arsye për të zgjedhur kredinë hipotekore

Zgjedhja e një kredie hipotekore mund të jetë një vendim i rëndësishëm financiar dhe në varësi të situatave, ka disa arsye pse mund të vendosni të zgjidhni këtë lloj kredie. Një kredi hopotekare mund të përdoret për blerjen, rikonstruksionin ose mobilimin e një shtëpie duke bërë vetëm një pagesë mujore të vlerës së investimit. Kredia hipotekare zakonisht garantohet me objektin që po blihet/rikonstruktohet apo rinovohet, duke i dhënë mundësine kredidhënësit të jetë i garantuar në rast se klienti nuk e shlyen kredinë.

Çfarë është kredia hipotekore?

Sipas BOA kemi si përkufizim: ”kontratë/marrëveshje e kredisë hipotekore për individin” – është marrëveshja sipas të cilës një bankë i jep ose premton t’i japë kredi një individi, i/e cila plotëson njëkohësisht karakteristikat e mëposhtme:

  • ka si objekt blerjen ose ndërtimin e plotë ose të pjesshëm të një prone të destinuar për banim (shtëpi, apartament); dhe
  • kredimarrësi është blerësi ose poseduesi i kësaj prone të destinuar për banim

Përballo më lehtë pagesën

Kredia hipotekore shpesh përdoret për të blerë një pronë të re ose për të rifinancuar një kredi ekzistuese mbi një pronë. Në krahasim me shumicën e llojeve të tjera të kredive, kreditë hipotekore shpesh ofrojnë norma të interesit më të ulëta, veçanërisht në rastet kur kredia mbështetet në një hipotekë, një pronë.

Kreditë hipotekore zakonisht kanë afate mjaft të gjata, që mund të lehtësojnë përballimin e pagesave mujore. Kjo mund të jetë e favorshme për blerësit e shtëpive që dëshirojnë një këst të ulët mujor.

Blerja e një shtëpie me anë të një kredie hipotekare mund të sjellë një rritje të vlerës së pasurisë dhe mund të konsiderohet si një investim afatgjatë. Në disa raste, mund të jetë më e vlefshme të rifinancoheni, sidomos nëse keni mundësi për të siguruar një normë të interesit më të ulët sesa ajo e kredisë së mëparshme.

Më shumë stabilitet

Nëse zgjidhni një kredi hipotekore me normë të fiksuar të interesit, kjo do të thotë që pagesa juaj mujore do të mbetet e njëjtë përgjatë afatit të kredisë, duke ju mundësuar një stabilitet më të madh në menaxhimin e financave tuaja. 

Para se të vendosni të merrni një kredi hipotekare, është e rëndësishme të bëni një analizë të hollësishme të situatës suaj financiare dhe të konsultoheni me një ekspert financiar për të siguruar se kjo është zgjedhja e duhur për ju.

Compare listings

Compare